Kronikë
Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një automjet tip “Volkswagen”ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në Kallm të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit.
Sipas burimeve policire ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




