Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht këtë të diel 10 persona, pas përfshirjes së tyre në protestën e zhvilluar ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të policisë, përveç procedimeve penale, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat para operacionit: I jam drejtuar GJKKO-së
Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë prej askujt
Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama dhe Mickoski inspektime në kufi (VIDEO)
- 11:48 Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat para operacionit: I jam drejtuar GJKKO-së
- 11:39 Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë prej askujt
- 11:19 Iu gjendë 114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë
- 10:26 Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama dhe Mickoski inspektime në kufi (VIDEO)
- 10:07 Pas triumfit të Boca Juniors, Leandro Paredes humb ndjenjat gjatë intervistës (VIDEO)
- 09:48 Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin dhe rrethin e tij, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi