Sulmuesi kosovar është përfshirë në formacionin bazë të trajnerit Luciano Spalletti për takimin që nis në orën 12:30, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Zhegrova ishte larguar para kohe nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të një problemi muskulor.

Ai kishte luajtur ndaj Izraelit në Prishtinë, por më pas ishte liruar nga grumbullimi dhe mungoi në përballjen ndaj Irlandës në Dublin, të cilën Dardanët e humbën 3:0.

Megjithatë, rikuperimi i 27-vjeçarit ka qenë i shpejtë. Pas kthimit në Torino, ai iu bashkua stërvitjeve me skuadrën dhe tashmë është plotësisht i gatshëm për të luajtur.

Trajneri Spalletti ka vendosur t’i besojë Zhegrovës nga minuta e parë në përballjen ndaj Venezias, që zhvillohet në stadiumin “Allianz” të Torinos.

Rikthimi i tij është një lajm pozitiv për Juventusin, që synon të marrë pikët e plota në këtë përballje të kampionatit italian.