Lini, fshati i shpallur Ansambël Arkitektonik Urban nga UNESCO, një prej perlave natyrore dhe kulturore shqiptare, për dekada me radhë është përballur me mungesën e kanalizimeve. Për familjet që jetojnë këtu, liqeni ka shërbyer si pritës i ndotjeve, pasi banorët kanë gjetur zgjidhjen te gropat septike ose në derdhjen e ujërave të përdorur në liqen. Në fshatin që shtrihet buzë Liqenit të Ohrit, me shtëpitë prej guri dhe rrugicat e ngushta, gjenden edhe Bazilika e Linit dhe vendbanimi palafit, i cili daton 8000 vjet më parë. Megjithatë, UNESCO e ka ngritur shqetësimin për pasojat e liqenit si rrjedhojë e mungesës së kanalizimeve