“Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin
Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar nga paraburgimi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke shprehur mirënjohje për Rilindasit dhe figurat e shquara që kontribuuan në njehsimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit.
Në mesazhin e tij, Meta e cilëson gjuhën shqipe si themelin e identitetit kombëtar dhe thekson krenarinë për historinë dhe trashëgiminë gjuhësore.
Postimi i plotë i Metës:
Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe!
Një gjuhë e shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.
Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.
Shqipja është rrënja jonë, historia jonë dhe shpirti i kombit shqiptar. Një gjuhë e larë me gjak, e mbajtur gjallë me sakrifica dhe e trashëguar si amanet i shenjtë brez pas brezi. Krenarë për gjuhën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar!
Top Channel