E diel, 22 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Parandalohet ngjarja kriminale në Libohovë, burri kërcënoi se do vriste gruan, arrestohet pas 2 orësh negociata me policinë

Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në Libohovë, një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe negociatave të zhvilluara nga shërbimet e Policisë, u finalizua operacioni policor “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit T. B., 40 vjeç, banues në Libohovë, me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, arma e zjarrit automatike u konstatua me fishekë në folenë e fishekut, si dhe me krehërin me municionin përkatës. Arma dhe krehëri me municion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.