Bruno Fernandes i jep shpresë Milanit: Nuk ka negociata për rinovimin e kontratës

“Nuk ka negociata në zhvillim për një rinovim.” Në një intervistë për Sky Sports, kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, i ka dhënë një fije shprese Milanit: lojtari portugez ka hyrë në radarët e “kuqezinjve” – pjesërisht për shkak të marrëdhënies së tij të fortë me Rúben Amorimin (i cili e ka stërvitur te Sporting Lisbona), ndonëse ky nuk është faktori i vetëm.
Kontrata e ish-lojtarit të Udineses dhe Novarës me “Djajtë e Kuq” zgjat deri në vitin 2027 (me mundësi zgjatjeje për një sezon shtesë), dhe disa klube nga Evropa e Arabia Saudite po e ndjekin me vëmendje situatën.
“Nëse do të kisha dashur më shumë para, nuk do të isha këtu,” shtoi organizatori portugez. “Kishte një ekip tjetër ku mund të kisha fituar shumë më tepër sesa te Manchester United,” shpjegoi Bruno Fernandes, i cili tashmë ka refuzuar dy oferta për zgjatjen e kontratës nga klubi anglez – e para që daton që nga vera e kaluar.
29-vjeçari, i cili ndodhet në Mançester që nga viti 2020, sqaroi: “Kam dëgjuar njerëz të thonë se kam kërkuar më shumë para ose një kontratë më të gjatë, por kjo nuk është e vërtetë. Dy vera më parë, tre vera më parë dhe verën e kaluar – gjithmonë kam pasur mundësinë të largohem, por gjithmonë kam zgjedhur të qëndroj. E vërteta është se gjithmonë kam treguar sa shumë më intereson ky klub dhe sa shumë dua të fitoj këtu. Dhe gjithmonë kam thënë se, në momentin që klubi do të mendojë se është koha e duhur për t’u larguar, unë do të largohem.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



