Në fund të 1998, Tony Blair ishte kryeministër i Britanisë, Lionel Jospin ishte kryeministër i Francës dhe Gerhard Schröder sapo ishte zgjedhur kancelar i Gjermanisë. BE kishte 15 shtete anëtare dhe partitë pro-evropiane të qendrës së majtë ishin në pushtet në të gjitha, përveç dy prej tyre. Tre dekada më vonë, politika e kontinentit duket se po anon përsëri në një drejtim, veçse kësaj here, momenti duket se i përket të djathtës ekstreme nacionaliste dhe mund të sjellë një ndryshim të ndjeshëm të konsensusit evropian të pasluftës që ndërtoi BE-në.