Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Libohovë me precedentë penalë
Një 40-vjeçar në Libohovë është vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar në ajër.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë T. B., 40 vjeç, me precedentë penalë, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur bashkëshorten e tij se do ta vriste dhe më pas është larguar me automjet, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ndërkohë, pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatike, me fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehërin me municionin përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar
Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët
Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba
- 13:07 Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë
- 12:47 A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
- 12:36 Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar
- 12:22 Kopjimi me IA në provimin kombëtar, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut
- 12:16 Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët
- 12:08 Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba