Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi në Kiev, pasi ajo u godit nga një dron rus.
Në një postim në X, Zelensky theksoi se një pjesë e ndërtesës pesëkatëshe u shemb nga sulmi me dron rus. Ai shprehu falënderime për ekipet e ndihmës së shpejtë për reagimin e tyre të shpejtë dhe njoftoi se nëntë persona tashmë janë evakuuar, ndërsa zjarri është nën kontroll.
Të lidhura
None found
Dy persona, mes tyre një adoleshent, mbetën të plagosur, thanë zyrtarët vendorë.
Në pamjet e shërbimeve të emergjencës shihen ekipet e shpëtimit duke kërkuar në një grumbull të madh rrënojash dhe duke ndihmuar banorët të zbresin nga ndërtesa e dëmtuar me anë të një shkalle dhe një platforme vinçi.
Ndërkohë, mediat ruse raportuan sot, duke cituar zyrtarë lokalë në Rusi, se pesë persona u plagosën në rajonin Krasnodar si pasojë e një sulmi me dronë ukrainas.







