Kapen në Shkodër dhe Vorë 2 persona në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri

22 Nëntor 2026 | 14:18

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të diel, pasi akuzohen për disa vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, me qëllim ekstradimin në Itali, në pranga ka rënë shtetasi Aldo Doçaj, alias Vuksan Daçaj, 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”.

Nga dënimi, i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, gjatë fazës së dytë, u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Bukurosh Kuçi, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi, i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre dy shtetasve në Itali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë

Një 40-vjeçar në Libohovë është vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij...
13:16 | 22/11/2026

Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, festoi Ditën e Alfabetit  me veprimtarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të krijimit të saj. Në...
12:36 | 22/11/2026

Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët

Dy persona, një 51-vjeçar dhe një 24-vjeçare, janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së një banese në Durrës....
12:16 | 22/11/2026