Aktualitet

Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Takimi vjen në kuadër të vizitës së Ramës në vendin fqinj, ku më herët ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimit rajonal dhe çështjeve që lidhen me integrimin europian të Maqedonisë së Veriut.