Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia janë arrestuar në Shqipëri, njëri në Shkodër dhe tjetri në Vorë, të dënuar për vepra penale si grabitjen me dhunë, torturë dhe skllavëri. Në Shkodër u arrestua 45-vjeçari Aldo Doçaj, i njohur edhe si Vuksan Daçaj. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Romë e kishte dënuar me 7 vite e 11 muaj burgim për disa vepra penale, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”.