Pamjet/ Ushtria e El Salvadorit rrafshon banesën e liderit kriminal haitian, Bukele: Kjo është dhurata ime për popullin e Haitit

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka publikuar pamje ku dy helikopterë shkatërrojnë një shtëpi të madhe në pjesën veriore të Port-au-Prince. Mediat haitiane e kanë identifikuar atë si banesën e Jeff Larose, një prej udhëheqësve më të fuqishëm të bandave kriminale në Haiti.

Nuk dihet ende nëse Larose ndodhej brenda shtëpisë në momentin e bombardimit apo nëse mbeti i vrarë gjatë sulmit.

Të lidhura

None found

“Dhurata ime për popullin e Haitit në përvjetorin e Betejës së Vertier”, shkroi presidenti, duke iu referuar betejës së vitit 1803 që ndihmoi në sigurimin e pavarësisë së Haitit nga Franca dhe e ktheu atë në republikën e parë me ngjyrë në botë.

Jeff Larose konsiderohet si një ndër krerët më të fuqishëm të bandave në Haiti. Emri i tij i vërtetë është Jeff Larose, por ai njihet edhe si Jeff Canaan, Jeff Gwo Lwa dhe Taliban. Sipas Kombeve të Bashkuara, prej kohësh ai kontrollon një komunitet të quajtur Canaan në veri të Port-au-Prince dhe drejton një bandë me rreth 200 anëtarë.

Ky është sulmi i dytë ndaj banesës së një udhëheqësi kriminal, pas operacionit kundër Lanmò San Jou, udhëheqësit të 400 Mawozo-ve. Të dy krerët ishin aleatë dhe vlerësohen si dy nga drejtuesit kryesorë kriminalë në kryeqytet.

Vendosja e forcave ushtarake të El Salvadorit u shoqërua gjithashtu me protesta masive nga haitianët, të cilët shprehën mbështetje për goditjen ndaj bandave.


Shtuar më 22.11.2026 15:20

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet