Guvernatori i Uashingtonit: ICE është plotësisht jashtë kontrollit
Guvernatori demokrat i shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson ka deklaruar se policia amerikane e imigracionit (ICE) është plotësisht jashtë kontrollit. Ky reagim i tij ka ardhur pas arrestimit të dy personave në një aeroport pranë Seattle-it.
“Ashtu si shumë amerikanë, jam i indinjuar kur shoh agjentë me fytyra të mbuluara, të panjohshëm, duke i nxjerrë me forcë njerëzit nga urat e hipjes në aeroplan, ndërsa ata hipin në të”, shkroi Bob Ferguson.
Një video, e cila qarkulloi gjerësisht në mediat sociale tregon arrestimin e dy personave nga burra me fytyrat e mbuluara në urën e hipjes në një aeroplan.
“Operacionet e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma janë shembulli më i fundit i taktikave thellësisht jo-amerikane të ICE-së”, shtoi Bob Ferguson.
Sipas tij, agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) mund të kenë shkelur një ligj shtetëror që kufizon aftësinë e oficerëve të zbatimit të ligjit për të mbuluar fytyrat e tyre.
Nga ana e saj, ICE tha se kreunjë operacion të synuar dje në mëngjes që synonte arrestimin e një të huaji pa dokumente nga Meksika, i cili mbeti në vend pasi i skadoi viza.
Agjencia i konfirmoi X se më pas arrestoi një person të dytë, i cili tha se do të përballet me akuza për sulm ndaj një agjenti federal pasi i hodhi kafe të nxehtë. Sipas ICE, bëhet fjalë gjithashtu për një shtetas meksikan, viza e të cilit ka skaduar.
Shembet një pallat pesëkatësh pas sulmeve me dronë në Ukrainë, vijojnë kërkimet për 15 të zhdukur
William planifikon reforma të reja në monarki, rrezikohen titujt mbretërorë të Harry-t dhe fëmijëve të tij
Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë
- 15:17 Marquez fiton titullin e tetë të MotoGP në Portugali
- 15:09 Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?
- 14:36 Shembet një pallat pesëkatësh pas sulmeve me dronë në Ukrainë, vijojnë kërkimet për 15 të zhdukur
- 14:18 Kapen në Shkodër dhe Vorë 2 persona në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri
- 13:37 William planifikon reforma të reja në monarki, rrezikohen titujt mbretërorë të Harry-t dhe fëmijëve të tij
- 13:16 Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë