Një operacion shpëtimi në ujërat në jug të Kretës ka bërë të mundur shpëtimin e 51 shtetasve të huaj, të cilët ndodheshin në një varkë në vështirësi.
Operacioni u krye nga një mjet lundrues i agjencisë evropiane Frontex, nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit (JRCC) të Rojës Bregdetare Greke.
Sipas njoftimit të autoriteteve greke, varka u lokalizua fillimisht nga një mjet ajror i Frontex-it, në një zonë detare rreth 57 milje detare në juglindje të Kali Limenes. Më pas, një anije e agjencisë evropiane ndërhyri dhe shpëtoi të gjithë personat që ndodheshin në bord.
Pas operacionit, 51 shtetasit e huaj u transportuan drejt portit të Kali Limenes, në Kretë.


