Barcelona ka fituar 3-2 ndaj Villarreal në “Camp Nou”, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit e nisën shumë keq duke pësuar 2 gola të shpejtë në shtatë minutat e para.
Në minutën e 5-të, Fermin Lopez humb topin, Tajon Buchanan shënon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca. Në minutën e 7-të, kundërsulm i shpejtë i Villarreal që gjen goline dytë me
Tanitoluwa Oluwaseyi.
Në minutën e 23-të, Barcelona kishte shansin e artë për të ngushtuar shifrat, por Lamine Yamal gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Villarreal. Në pjesën e dytë vjen përmbysja e madhe e Barcelonës në pak minuta.
Në minutën e 57-të, Pedri kroson, Gerard Martin shënon me kokë golin e parë. Në minutën e 61-të, kundërsulm i shpejtë i Barcelonës që barazon shifrat 2-2 me Fermin Lopez, pas asistit të Lamine Yamal.
Në minutën e 67-të, pasimi i Eric Garcia drejt zonës shtyhet në portën e tij nga Pau Navarro. Në minutat shtesë, Navarro merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha e lojës. Barcelona fiton 3-2 dhe kryeson renditjen me 36 pikë, tre më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Villarreal mbetet në vendin e 9-të.







