Përmbysje spektakolare e Barcelonës ndaj Villarrealit

Barcelona ka arritur një fitore dramatike ndaj Villarrealit në javën e 13-të të La Ligës.

Ekipi katalanas u gjend në disavantazh 0-2, por reagoi fuqishëm dhe e mbylli ndeshjen 3-2, duke marrë tri pikët.

Të lidhura

None found

Villarreali e nisi takimin me vrull dhe kaloi në avantazh që në minutën e pestë, kur Tajon Buchanan shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare.

Vetëm dy minuta më pas, Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi shifrat pas një pasimi të Albert Moleiros.

Barcelona pati mundësinë e artë për të ngushtuar shpejt diferencën, por Lamine Yamal nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë, Gerard Martin shënoi pas një harkimi të Pedrit dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 57-të.

Katër minuta më vonë, Fermin barazoi në 2-2, pas asistimit të Lamine Yamal.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 67-të, kur Pau Navarro shënoi në portën e tij në përpjekje për të larguar topin.

Me këtë rezultat, Barcelona mbetet kryesuese me 36 pikë, ndërsa Villarreali renditet i nënti me 15 pikë.


Shtuar më 22.11.2026 16:07

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet