Alfabeti i shqipes përbën një provë të qëndresës sonë dhe të angazhimit për të mbrojtur identitetin kombëtar.
Në përpjekjen tonë për liri, luftuam edhe për të drejtën që gjuha shqipe të flitej dhe të shkruhej pa kufizime.
Të lidhura
None found
Sot nderojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët që erdhën nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët u bashkuan në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 për të mbrojtur një nga vlerat më themelore të identitetit tonë kombëtar: gjuhën shqipe.
Kemi përgjegjësinë ta ruajmë, ta begatojmë dhe t’ua transmetojmë brezave të ardhshëm këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim.
Kjo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të rezistencës sonë ndër shekuj.
Urime për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!








