
Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane janë arrestuar në Shkodër e Vorë. Në Shkodër është ndaluar 45-vjeçari me inicialet A. D., alias V. D., i cili kërkohet nga autoritetet në Romë ku është dëuar me 7 vite e 11 muajsh burgim. Atij i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vite, 4 muaj e 2 ditë burgim.
Në Vorë u arrestua 49-vjeçari B. K., i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bari me 4 vite burgim për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim.
Pas kryerjes së procedurave pritet që ata të ekstradohen drejt Italisë.