E ardhmja e tij te “Djajt e Kuq”, Fernandes: Nëse do doja më shumë para, nuk do të isha te United
E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në qendër të diskutimit, me kapitenin e Djajve të Kuq që zbulon se ai tashmë ka pranuar një ofertë të re kontrate nga menaxhmenti i klubit.
Duke folur për Sky Sports përpara derbit të madh me Liverpoolin në Anfield, mesfushori portugez iu referua kontakteve që janë bërë për të rinovuar bashkëpunimin midis dy palëve, duke sqaruar se aktualisht nuk ka negociata aktive.
Ai konfirmoi se United i ka bërë një ofertë, të cilën e konsideron një tregues të qartë të dëshirës së tyre për ta mbajtur atë. Megjithatë, Fernandes shpjegoi se zgjodhi ta linte mënjanë përkohësisht çështjen, pasi beson se nuk është koha e duhur për të diskutuar kushtet dhe kontratat financiare.
Në fakt, ai donte të sqaronte se qëndrimi i tij në Manchester nuk është çështje parash, duke zbuluar se kishte një ofertë nga një ekip tjetër në duart e tij, e cila ishte dukshëm më e lartë financiarisht se ajo që mund të merrte te United.
“Nuk ka negociata në zhvillim e sipër, por kam parë njerëz të thonë se kërkova më shumë para ose më shumë vite. Nëse do të doja më shumë para, nuk do të isha këtu. Kisha një vend ku të shkoja për të marrë shumë më tepër para sesa të isha te Manchester United. Mund të isha në një vend që është shumë më i ngrohtë se Manchester”, tha ai.
Real Madrid tejkalon Bayern Munich në garën e të ardhurave, të dy klubet shënojnë shifra rekord
Marquez fiton titullin e tetë të MotoGP në Portugali
Pas triumfit të Boca Juniors, Leandro Paredes humb ndjenjat gjatë intervistës (VIDEO)
- 16:15 Ushtria gjermane teston në Lituani dronë dhe mjeteve të shënjestrimit me inteligjencë artificiale
- 15:56 Sherr masiv mes të rinjve në Greqi, 50 persona dhunojnë 10 adoleshentë në një park
- 15:45 Dështojnë bisedimet për klimën, BE dhe disa vende refuzojnë propozimin përfundimtar të marrëveshjes
- 15:37 Real Madrid tejkalon Bayern Munich në garën e të ardhurave, të dy klubet shënojnë shifra rekord
- 15:28 Guvernatori i Uashingtonit: ICE është plotësisht jashtë kontrollit
- 15:17 Marquez fiton titullin e tetë të MotoGP në Portugali