Sport

Marc Marquez kurorëzohet më i miri i historisë! Spanjolli fiton titullin e 10-të botëror!

Marc Marquez ka shkruar historinë e MotoGP. Piloti spanjoll i Ducati-t ka arritur të sigurojë këtë të dielë titullin e dhjetë botëror në karrierën e tij dhe të tetin në kategorinë kryesore të motociklizmit.

Në Çmimin e Madh të Portugalisë, në Portimao, Marquez arriti të mbyllte llogaritë e kampionatit, pavarësisht një gare të vështirë, të cilën e përfundoi në vendin e tetë. Një rezultat që i mjaftoi për të siguruar matematikisht kurorën e kampionit, kur ka mbetur edhe një garë deri në fund të sezonit.

LEXO EDHE: “Mbaji këmbët mbyllur”/ Rossi me batutën epike për Marquezin: I thashë partneres të priste 24 orë, nuk doja që vajza të lindte në ditëlindjen e tij!

Ky sukses e çon spanjollin në kuotën e 10 titujve botërorë, duke kaluar Valentino Rossin, i cili ka fituar nëntë. Në klasifikimin e titujve në kategorinë kryesore, Marquez barazon rekordin e Giacomo Agostinit me tetë kampionate.

LEXO EDHE: Formula 1/ Antonelli shënoi kohën më të shpejtë, por pole position është i Verstappen, çfarë ndodhi në Las Vegas

Ndërkohë, protagonisti i ditës në pistë ishte Marco Bezzecchi. Piloti italian i Aprilia-s zhvilloi një garë fantastike, duke marrë fitoren në Portugali. Në podium u ngjitën gjithashtu Jorge Martin dhe Raul Fernandez, duke kompletuar një ditë të veçantë për Aprilia-n.

Për Marquez, ky titull ka një domethënie të veçantë. Pas vështirësive dhe problemeve fizike të viteve të fundit, spanjolli rikthehet në majën e motociklizmit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej pilotëve më të mëdhenj të historisë së këtij sporti.