Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Arta Bajrami ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për rrugëtimin e saj muzikor dhe për ndryshimet që ka kaluar estrada shqiptare ndër vite.
Në bisedë, interpretuesja e këngës “Asnjë Milimetër” ndau edhe pikëpamjet e saj lidhur me kthimin e këngëve të vjetra në qendër të vëmendjes së publikut, çka po ndodh falë rrjeteve sociale.
Të lidhura
None found
Ajo tregoi se disa prej hiteve të saj, që në të kaluarën ishin ndër këngët më të dëgjuara të skenës, tani po fitojnë një valë tjetër popullariteti pas shumë vitesh, sidomos përmes TikTok-ut.
Një ndër çastet më tërheqëse të intervistës ndodhi gjatë rubrikës së pyetjeve me zarfe, ku moderatori Luiz Ejlli e pyeti këngëtaren nga Prishtina se cilën artiste e konsideron rivale në muzikë.
Përgjigjja e Artës ishte disi befasuese, sepse ajo theksoi pikërisht emrin e Dafina Zeqirit.
Sipas saj, stili i saj muzikor është pak më i veçantë, pasi ka disa këngëtare që i përkasin një lloji tjetër muzike dhe aty mund të shfaqen rivale të ndryshme. Ajo shtoi se nuk e di me siguri se kush mund të jetë rivale e stilit të saj, por mendon që Dafina është pak më afër.








