
400 gramë kokainë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit gjatë kontrolli në dy banesa. Kontrollet u kryen në banesat e dy personave me iniciale T.H. e R.H. të cilët ishin në arrest shtëpie.
Nën hetim për rastin në fjalë janë edhe dy oficerë policie të zonës, të cilët dyshohen se nuk kishin kryer kontrollet e nevojshme për të verifikuar respektimin e masës së sigurisë nga dy të ndaluarit.
Njëri prej të dyshuarve ka qenë i përfshirë edhe më herët në shpërndarjen e lëndëve narkotike.