Korça përkujton 12 delegatët e vet në Kongresin e Manastirit, ekspozita sjell për herë të parë dokumente e fotografi historike

Qyteti i Korçës i kushtoi rëndësi të veçantë datës 22 Nëntor, ditës kyçe të Kongresit të Manastirit ku u unifikua alfabeti i shqipes. Gjatë aktivitetit u vlerësua roli i 12 delegatëve nga Qarku i Korçës që ishin pjesëmarrës në këtë kongres. Studiuesi dhe koleksionisti Niko Kotherja prezantoi një ekspozitë historike të përgatitur me kujdes, e cila përmes fotografive, dokumenteve dhe botimeve paraqiti profilet e 12 figurave korçare.

Ndër personalitetet e ekspozuara ishte edhe Mihal Grameno, për të cilin të afërmit ruajnë ende fotografi, libra dhe kujtime të trashëguara ndër breza.

Të lidhura

None found

Punimet e Kongresit të Manastirit u zhvilluan nga 14 deri më 20 nëntor; mes shumë alfabeteve të sugjeruara u zgjodhën tri syresh: ai i Shoqërisë së Stambollit, i Shoqërisë “Bashkimi” dhe i Shoqërisë “Agimi”. Sipas gjuhëtarëve, bashkimi i këtyre alfabeteve solli alfabetin që përdorim në ditët e sotme.


Shtuar më 22.11.2026 17:07

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet giriş