Për deputetin e PD, Bledi Himçi, kryeministri Edi Rama ka shkatërruar ekonominë dhe konkurrencën e lirë, duke e kthyer atë në një monopol.
Në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Himçi teksa u ndal te Paketa Fiskale tha se ulja e TVSH për 54 produkte është e pamjaftueshme pasi efekti në çmim do të jetë i njëjtë, sa kohë që jemi në kushtet e monopolit dhe korrupsionit.
Sipas ligjvënësit demokrat, është absurde të mendosh një buxhet historik prej 10 miliardë euro, siç e konssideron Rama, në një kohë kur vendi po pëprjeton shpopullim masiv.
Për Himçin, edhe investitorët e huaj kanë deklaruar se do të largohen nga Shqipëria, për sa kohë që nuk përmirësohet klima e biznesit në vendin tonë.
Sot që në flasim është trumbetuar me të madhe se Paketa Fiskale u vjen në ndihmë familjes dhe vjen me politika sociale. Janë 54 produkte që do kenë Tvsh 6% po efekti në çmim do jetë i njëjtë sa kohë jemi në kushtet e monopolit dhe korrupsionit. Rama e ka shkatërruar ekonominë dhe konkurrencën e lirë dhe e ka kthyer në monopol.
Ndikimi do jetë inekzistet, nga ana tjetër e ka rritur në 21 %, e qytetarët s’kanë nevojë vetëm për 54 produkte. Do ketë rrijte të normës standarde të shërbimeve dhe mallrave.
Rama thotë që është buxheti më i madh historik, nga ana tjetër biem dakord që nga vlerësimet e bëra dhe nga censusi, tregohet se ka rënie të konsiderueshme të popullatës me emigrim. Si mund të arrihet një buxhet kaq i madh kur popullata zvogëlohet.
Biznesit po i merr frymën maksimalisht. Rënia historike e euros, sektori fason është i shkatërruar dhe i falimentuar për shkak të politikave të kësaj qeverie. Kjo ka sjellë ulje drastike të euros që ka ndikuar te fasonët. Bizneset do pagiuajnë tatimin e fitimit nga 15 në 17% dhe dividentim po ashtu. Për çdo proddukt e shërbim qytetarët do paguajnë 10% më shumë.
Shqipëria s’ka një llimë biznesi që të huajt të investojnë në Shqipëri. Është harruar klima e biznesit, tashmë s’është më prioritet. Ka ndodhur që është asfiksuar ky biznes. Investitorët kanë deklaruar se do të largohen nëse do vijohet me këtë klimë represive ndaj bizneseve.
Vetë FMN ka deklaruar që për bizneset e vogla të zbritet në vlerën 8 mln lekë, ndërsa qeveria e zbriti në 5 mln lekë. S’kemi një klimë favorizuese, paketa është diskrimiunese e represive ndaj bzineset. Qytetarët do paguajnë më shumë për mallrat e shërbimit.
© SYRI.net