Prokuroria e Elbasanit dhe AMP aksion në Gramsh, sekuestrojnë kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie

Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë ushtruar sot kontrolle në dy banesa në Gramsh.

Kjo pasi, dy banorë në Gramsh, të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dyshohet se gjatë kësaj periudhe vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., ku kanë zbuluar dhe sekuestruar rreth 400 gramë kokainë.

Operacioni vijon ende, ndërsa nën hetim janë edhe oficerë të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë kryer kontrollet e duhura për të verifikuar nëse dy shtetasit zbatonin apo jo masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Njëri nga të dyshuarit ka qenë dhe më parë i implikuar në fushën e shpërndarjes së drogës.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri