E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Bota

Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, përgatitet për dislokimin e 5 mijë ushtarëve

Ushtria gjermane ka zhvilluar këtë të diel testimet e para taktike me dronë kamikazë, gjatë stërvitjeve ushtarake në Lituani, ku Gjermania po përgatitet të vendosë një brigadë të përhershme të blinduar me rreth 5 mijë ushtarë deri në fund të vitit 2027.

Testimet shënojnë një hap të rëndësishëm për Gjermaninë, e cila vendosi vetëm në vitin 2025 të pajiset me këto sisteme armatimi, pas vitesh debatesh lidhur me blerjen e tyre.

Dronët kamikazë, të përdorur gjerësisht edhe nga Rusia dhe Ukraina, mund të qëndrojnë në ajër mbi një zonë të caktuar, përpara se të drejtohen drejt objektivit dhe të shpërthejnë në momentin e goditjes.

Testimet u zhvilluan në poligonin ushtarak të Rudninkait, pranë kufirit me Bjellorusinë, ku kreu i Ushtrisë Tokësore gjermane, Christian Freuding, ndoqi demonstrimin e dronëve luftarakë të prodhuar nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark.

Reklamë

Dronët, të pajisur me koka luftarake joaktive, simuluan sulme ajrore dhe goditjen e tankeve.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të stërvitjes ushtarake “Freedom Shield”, e cilësuar si më e madhja që Gjermania ka organizuar deri më tani në Lituani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.