Sunday, November 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për trafik droge në Britani kërkon të shmangë largimin; e dashura varet emocionalisht prej meje

timoni.al by timoni.al
November 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Shqiptari i dënuar për trafik droge në Britani kërkon të shmangë largimin; e dashura varet emocionalisht prej meje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eugert Pulaj, 37 vjeç, i dënuar për trafik droge në Britaninë e Madhe, po përpiqet të pengojë dëbimin drejt Shqipërisë duke u mbrojtur me argumente të të drejtave të njeriut dhe nevojës së partneres së tij për mbështetje emocionale dhe prani fizike. Pulaj hyri ilegalisht në Britani në vitin 2019 dhe në qershor 2024 u dënua me dy vite e katër muaj burg, pasi policia e Londrës e kap me 24 qese kokainë; ai u shpall fajtor për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Pas dënimit, Ministria e Brendshme nisi procedurat për largimin e tij.

Sipas raportimit të GB News, Pulaj argumentoi se partnerja e tij rumune, e cila ka status të rregullt qëndrimi në Britani, vuan nga çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ankthi dhe depresioni, dhe ka nevojë për praninë dhe mbështetjen e tij. Çifti pretendoi një varësi të fortë emocionale dhe avokatët e tij deklaruan se komunikimi përmes telefonatave dhe mesazheve nuk mund të zëvendësonte mbështetjen fizike të Pulajt.

Në shtator, gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij, duke vlerësuar se marrëdhënia mund të vazhdonte edhe pas kthimit të tij në Shqipëri. Gjyqtari sugjeroi se partnerja mund ta shoqëronte atë në vendlindje, ku Pulaj kishte një banesë familjare, ose të qëndronte në Britani dhe të ruante lidhjen përmes vizitave dhe komunikimit në distancë. Gjyqtari pranoi se lidhja ishte e sinqertë dhe se Pulaj i ofronte mbështetje partneres, por theksoi se interesi publik për largimin e tij kishte përparësi. Në vendim u morën parasysh hyrja e paligjshme në Britani, dënimi për drogë dhe një tjetër shkelje e kryer gjatë periudhës së lirimit me kusht.

Pas rrëzimit të apelit të parë, Pulaj paraqiti një apel të dytë, duke pretenduar se gjykata nuk kishte marrë mjaftueshëm parasysh gjendjen shëndetësore të partneres dhe varësinë emocionale, si dhe një raport që e konsideronte atë me rrezik të ulët për përsëritje të vepërave penale. Gjykatësja Jill Frances rrëzoi edhe këtë apel, duke vendosur se nuk kishte gabim material ligjor në vendimin e mëparshëm, të datës 15 janar 2026, dhe se vlerësimi i rrezikut të ulët nuk tejkalonte interesin publik për dëbimin. Ajo theksoi edhe se çifti mund të vazhdonte jetën familjare në Shqipëri.

Previous Post

Analiza/ Deri ku mund të arrijë dora e shtetit në Hagë?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al