Shqiptari i dënuar për trafik droge në Britani kërkon të shmangë largimin: E dashura ka varësi emocionale ndaj meje, ka nevojë për mua
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një shprehje popullore shqiptare për të përshkruar ndryshimin që sjell sistemi i ri i integruar i kontrollit kufitar “One Stop Shop”, i inauguruar në pikën kufitare të Qafë Thanës, në prani të homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Gjatë konferencës për mediat, Rama u shpreh se deri më tani në këtë pikë kufitare praktikohej parimi “kontrollo, kontrollo”, ndërsa me sistemin e ri kalohet drejt një modeli të bazuar te besimi dhe bashkëpunimi.
“Ne kemi një shprehje në shqip, nuk e di a e keni edhe ju në maqedonisht, ‘Beso dhe kontrollo’. Deri tani në këtë doganë ishim ‘kontrollo, kontrollo’. Tani jemi ‘beso, kontrollo’ dhe hapi tjetër është ‘beso, beso’ që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin tonë të përbashkët për t’u bërë pjesë e Europës, pa kontrolle në kufijtë mes nesh”, deklaroi Rama.
Kryeministri e cilësoi këtë transformim si një hap me rëndësi të veçantë për miliona qytetarë që kalojnë në këtë pikë kufitare, duke theksuar se synimi është lehtësimi i lëvizjes dhe shmangia e kontrolleve të përsëritura.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te rëndësia strategjike e Korridorit VIII, duke nënvizuar se projekti nuk është më vetëm një çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut apo Bashkimin Europian, por edhe për NATO-n.
“Jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku dhe pa diskutim njëra ndër këto është që të punojmë për ta çuar përpara projektin madhor tanimë jo vetëm të rëndësishëm për ne, as vetëm të rëndësishëm për Bashkimin Europian, por të rëndësishëm edhe për NATO-n, Korridorin VIII”, u shpreh kryeministri.
Në përfundim, Rama falënderoi përfaqësuesit e ministrive të Brendshme dhe të doganave të të dy vendeve për bashkëpunimin, ndërsa bëri të ditur se i njëjti sistem synohet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nw konferencw me gazetarwt në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u takua me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski ku u iangurua dhe promovua sistemi i integruar të kontrollit kufitar me një ndalesë “One Stop Shop”:
Sot jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv në marrëdhëniet tona sepse hedhim një hap konkret me këtë transformim që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufij. Ne kemi një shprehje në shqip, nuk e di a e keni edhe ju në maqedonisht, “Beso dhe kontrollo”.
Deri tani në këtë doganë ishim “kontrollo, kontrollo”. Tani jemi “beso, kontrollo” dhe hapi tjetër është “beso, beso” që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin tonë të përbashkët për t’u bërë pjesë e Europës, pa kontrolle në kufijtë mes nesh. Dua ta përforcoj atë që tha më parë miku im Hristijan, kryeministri juaj, që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku dhe pa diskutim njëra ndër këto është që të punojmë për ta çuar përpara projektin madhor tanimë jo vetëm të rëndësishëm për ne, as vetëm të rëndësishëm për Bashkimin Europian, por të rëndësishëm edhe për NATO-n, Korridorin VIII.
Në mbyllje dua të t’i bashkohem kryeministrit Mickoski në falenderimin për të gjithë ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar më në fund këtë transformim që siç thashë do t’i vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë dhe njëkohësisht do të vazhdojmë edhe me pikat e tjera për të pasur të njëjtin sistem. Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të ministrive të Brendshme edhe të Doganave tona që bashkëpunuan për këtë arritje”, tha Rama.
Top Channel