Federata e Futbollit njofton hapjen e aplikimeve për kursin e trajnerëve UEFA C në Tiranë, një mundësi për ish-futbollistët, mësuesit e edukimit fizik dhe të gjithë të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të fitojnë njohuri profesionale dhe të zhvillojnë më tej karrierën e tyre në fushën e trajningut.
Kursi do të zhvillohet në tri periudha, sipas kalendarit të mëposhtëm:
* 25–27 janar 2027
* 1–3 shkurt 2027
* 22–25 shkurt 2027
Të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij kursi duhet të jenë të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm: dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), diplomën e nivelit më të lartë arsimor të përfunduar (gjimnaz ose arsim i lartë), raportin mjekësor, një foto për dokument, si edhe numrin e kontaktit dhe adresën e e-mailit.
Afati i fundit për aplikim është 25 dhjetor 2026. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.
Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën zyrtare të e-mailit: [email protected] .
Përmes programeve të edukimit dhe formimit profesional, FSHF vijon të krijojë mundësi për përgatitjen e trajnerëve të rinj dhe rritjen e cilësisë së punës në futbollin shqiptar.







