Sunday, November 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

S’interesohesh për shqiptarët e RMV, Rama debat me gazetarin në Qafë Thanë: Problemin e ke në kokën tënde

timoni.al by timoni.al
November 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
S’interesohesh për shqiptarët e RMV, Rama debat me gazetarin në Qafë Thanë: Problemin e ke në kokën tënde
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat i drejtpërdrejtë u zhvillua mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari nga Maqedonia e Veriut gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun Hristijan Mickoski në pikën kufitare të Qafë Thanës. Gazetari e pyeti Ramën pse krijon marrëdhënie miqësore me kryeministrat dhe politikanët maqedonas, ndërsa, sipas tij, nuk tregon të njëjtin interes për shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur rastet “Monstra”, “Alfa” dhe vrasjen e Almirit dhe akuzuar mosreagim nga kryeministri shqiptar.

Rama iu përgjigj se Maqedonia e Veriut është një shtet sovran dhe se shqiptarët atje janë popullsi shtetformuese, me mundësi për t’u përfaqësuar përmes institucioneve dhe partive të tyre politike. Ai theksoi se ndërhyrja e kryeministrave në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve, duke deklaruar se çështjet e ngritura nga gazetari duhet të trajtohen nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rama shtoi se nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në fushatat politike në Maqedoninë e Veriut, por nënvizoi se përfaqësuesit politikë shqiptarë janë gjithmonë të mirëpritur në Tiranë për të diskutuar çështjet e përbashkëta.

Kryeministri kundërshtoi idenë se duhet të zgjedhë mes marrëdhënieve me homologun maqedonas dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke thënë: “Nuk mendoj që kam një zgjedhje për të bërë, ose mik me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ose mik me shqiptarët. Kjo më duket skandaloze si ide”. Ai po ashtu nënvizoi mungesën e kontradiktës ndërmjet marrëdhënieve me Hristijan Mickoskin dhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin: “Unë nuk besoj që është ndonjë çudi që të kesh mik edhe Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmetin. Përkundrazi, është diçka pozitive”.

Në fund të përplasjes, Rama iu përgjigj edhe mënyrës se si gazetari kishte ndërhyrë për të marrë fjalën, duke deklaruar se sjellja e tij tregon se nuk jeton në një vend jodemokratik dhe se problemi është në kokën e tij dhe jo me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përplasja u zhvillua në kuadër të konferencës Rama–Mickoski, ku në fokus ishte edhe inaugurimi i sistemit të integruar të kontrollit kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë.

Previous Post

Fenomeni Marc Marquez fiton titullin e 10-të botëror në Portugali; gara i shkoi Bezzecchit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al