Fenomeni Marc Marquez, fiton titullin e 10 botëror në Portugali, gara i shkoi Bezzecchit
Marc Marquez është kampion i botës në klasin mbretëror të MotoGP për të 8 herë në karrierën e tij dhe për të 10 herë në karrierën e tij me spanjollin që shkroi emrin e tij në historinë e motoçiklizmit.
Katalanasi festoi në Portimao pas një garë të mbyllur në vendin e tetë, një pozicion i mjaftueshëm për të siguruar matematikisht kampionatin, pa u varur nga rezultatet e rivalëve.
Ishte kjo e dielë plot emocione për Marc Marquez që pasi menaxhoi garën pa rrezikuar festoi me pjesën tjetër të skuadrës së Ducatit mes lotëve dhe përqafimeve dhe më pas ishte festimi i tij përpara publikut, me 33 vjeçarin që u ngjit në një shkallë për të arritur tifozët.
Dhjetë herë kampioni i botës mori në dorëzom një helmetë të artë, speciale për këtë titull jubilar dhe ishte vetë legjenda Giacomo Agostini, fitues i 15 titujve botërorë, ai që ia dorëzoi
‘Nuk di ku ndodhem, di vetëm që jam shumë i lumtur. Po festojmë historinë. Unë e di sa kam vuajtur dhe e di që tifozët e mi në mesin e sezonin besuan shumë te unë-tha Marc Marquez pas garës-Vazhdova të shtyja, të jepja maksimumin, të bëja më të mirën, por ky titull është për të gjithë tifozët. Faleminderit të gjithëve, kjo është për ju’.
Top Channel