Nis në mënyrën më të keqe aventura e Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United. Në transfertën e vështirë në “Anfield”, përballë Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” kanë përjetuar një fillim makthi, duke pësuar dy gola brenda 13 minutave dhe duke mbetur me një lojtar më pak.
Problemet për Pochettinon nisën që në minutën e 8-të, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt, duke lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik.
Liverpooli përfitoi menjëherë dhe në minutën e 10-të kaloi në avantazh. Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi nga jashtë zonës, duke dërguar topin në cepin e majtë të portës dhe duke mposhtur portierin kundërshtar.
Vetëm tre minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë për Manchester United. Rio Ngumoha shërbeu një asist të shkëlqyer për Florian Wirtz, i cili me një goditje fantastike fluturimthi brenda zonës dërgoi topin në rrjetë, pasi ai preku fillimisht pjesën e poshtme të traversës.
ështu, pas vetëm 13 minutash lojë, Liverpooli kryeson 2-0, ndërsa Manchester United duhet të përballojë pjesën tjetër të takimit me dhjetë lojtarë.
Një nisje që askush në kampin e “Djajve të Kuq” nuk do ta kishte dëshiruar për trajnerin e ri, i cili përballet që në debutim me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë.
© SYRI.net
VIDEO/ Julian Shehu shënon golin e parë sezonal, asist nga Lindon Selahi, por Vidzev Lodz pëson humbje
Genoa mposht Sassuolon, barazim mes Bologna-s dhe Udineses
Flick kritikon arbitrin pas përmbysjes ndaj Villarrealit: Me të njëjtin gjyqtar na ndodh gjithmonë e njëjta gjëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: