Spektakël në Prizren: Përkrahje e çmendur për Lirinë ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.
Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0, në sfidën që po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” dhe për herë të parë nën ndriçimin e reflektorëve.
Tifozët vendas e kanë mbushur stadiumin në përkrahje për Lirinë, gjë që s’është parë moti kohë as në Superligën e Kosovës.
Këtë mbështetje të zhurmshme, lojtarët po ua kthejnë në fushë pasi janë në epërsi prej 2-0, falë golave të Niki Likajt dhe Albion Kurtaj.
Vlen të ceket, se goli i Kurtajt ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, ku me një goditje precize e la portierin mysafir plotësisht të shtangur.
Për më shumë shikoni pamjet./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate






































