Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Tino Chrupalla, ka kërkuar kthimin në vendet e origjinës të në 2.6 milionë personave që jetojnë në Gjermani.
Në propozimin e tij përfshihen edhe shtetas ukrainas, sirianë dhe afganë, në rast se kushtet që u kanë mundësuar mbrojtjen në Gjermani nuk ekzistojnë më.
Në një intervistë për podcastin e gazetës “Bild”, Chrupalla argumentoi se përfundimi i luftës në Ukrainë dhe përmirësimi i situatës së sigurisë në Siri e Afganistan do të duhej të pasohej nga kthimi i refugjatëve në vendet e tyre.
Ai kërkoi gjithashtu largimin e personave që kanë detyrim ligjor të largohen nga Gjermania dhe të shtetasve të huaj të dënuar për vepra penale.
Deklarata ka shkaktuar reagime edhe brenda partisë së tij. Eksperti i migracionit Daniel Thym e cilësoi shifrën të ekzagjeruar, duke theksuar se statusi i mbrojtjes duhet të shqyrtohet individualisht dhe se nuk mund të ketë largime kolektive vetëm mbi bazën e kombësisë.













