Qytetarët nuk janë lejuar as sot të protestojnë paqësisht nga policia përpara Kryeministrisë.
Teksa po qëndronin në trotuar pranë Kryeministrisë si gjithnjë, policia erdhi pranë tyre dhe i largoi me forcë nga aty.
Protestuesit kanë shprehur të irrituar pasi nuk ka kuptim sipas tyre kjo sjellje e policisë, e cila nuk lejon protestën në Bulevard, ndërkohë që largon qytetarët edhe nga trotuari.













