Pavarësisht tundimeve financiare dhe përpjekjeve të vazhdueshme nga klubet më të mëdha angleze, e ardhmja e Fermin Lopez do të jetë te Barcelona.
Klubi është i vendosur ta mbajë atë pavarësisht ofertave joshëse, ndërsa vetë lojtari dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën e skuadrës katalanase.
Në kanalin e tij në Youtube, Fabrizio Romano zbulon se Barcelona ka refuzuar të gjitha përpjekjet e bërë nga Chelsea gjatë gjithë kësaj kohe për një transferim të mundshëm të Fermin Lopez gjatë merkatos së janarit.
Pavarësisht se oferta e “Bluve” mendohet të ketë qenë mbi 80 milionë euro, Barcelona ka refuzuar kategorikisht dhe nuk ka lënë vend për bisedime, duke e konsideruar të paprekshëm mesfushorin me tipare sulmuese. Ndërkohë, ambicia e lojtarit është të jetë protagonist te Barcelona dhe të vazhdojë të fitojë trofe të tjerë.







