Themelimi i Lëvizjes Studentore Kombëtare: Asnjë dialog me Ramën, as tani as më vonë

Studentët që prej disa javësh kanë protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hedhur një hap të ri organizativ. Të shtunën, në një mbledhje të hapur në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, ata njoftuan krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, struktura e parë e përbashkët e tyre.

Sipas organizatorëve, deri tani lëvizjes i janë bashkuar më shumë se 2 mijë studentë nga 34 universitete të Shqipërisë. Rreth 500 prej tyre kanë marrë pjesë në mbledhjet e para, ndërsa 10 fakultete kanë zgjedhur tashmë delegatët e tyre të përkohshëm.

Të lidhura

None found

Megi Ibrahimi, e cila e prezantoi lëvizjen, u shpreh se kjo nismë është vazhdim i natyrshëm i revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj.

Studentët theksuan se organizimi nuk ka as kryetar dhe as lidhje me ndonjë parti. Ai do të mbështetet te pjesëmarrja demokratike, debati i hapur dhe bashkëpunimi me studentët në mbarë vendin.

Emir Leçini u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen nismës, duke vënë në dukje se ky organizim nuk ka kryetar dhe se as vetë ata nuk e mbajnë një rol të tillë. Ai sqaroi se qëllimi nuk është që ata të flasin sot në emër të studentëve, por t’i ftojnë si shokë që të bëhen pjesë e lëvizjes.

Lëvizja njoftoi se do të përgatisë propozime për diskutim publik, në bashkëpunim me qytetarë, profesionistë, intelektualë dhe mësues. Në deklaratën e tyre, studentët theksuan se reforma e vërtetë nuk matet vetëm nga ndryshimi i emrave në pushtet, por nga cilësia e rregullave që e kufizojnë atë, mbrojnë votën dhe garantojnë llogaridhënien.

Për sa i përket dialogut me kryeministrin Rama, studentët mbajtën një qëndrim të prerë. Ibrahimi u shpreh se lëvizja refuzon të ulet në tryezë me “kryehajdutin e këtij shteti”, as tani dhe as në të ardhmen.

Ata u distancuan gjithashtu nga takimi që kryeministri kishte zhvilluar një ditë më parë me një grup tjetër të rinjsh. Studentët thanë se nuk kishin marrë ftesë dhe se nuk e njohin atë takim si përfaqësues të organizimit të tyre.

Studentët kërkuan gjithashtu një “hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent” lidhur me çdo pretendim për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte largimi i të rinjve nga vendi. Bruno Hamza u shpreh se rinia shqiptare nuk duhet të detyrohet më të zgjedhë midis së ardhmes së saj dhe atdheut. Ai e lidhi nevojën për arsim cilësor, punësim dhe mundësi të barabarta me qeverisjen dhe përgjegjshmërinë e institucioneve.

Protestat qytetare në Shqipëri filluan më 31 maj të këtij viti dhe morën hov të ri më 13 tetor, kur studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme iu bashkuan masivisht. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Gjatë protestave ka pasur edhe përplasje me policinë, e cila në disa raste ka përdorur autobotet e ujit dhe gaz lotsjellës.


Shtuar më 22.11.2026 19:22

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş