
Liverpooli nuk fal dhe i dhuron një mbrëmje makthi Manchester Unitedit. Skuadra e “The Reds” triumfoi me rezultatin e pastër 4-0 në “Anfield”, në një sfidë ku gjithçka u vendos që në minutat e para. Për Mauricio Pochettinon, debutimi në stolin e “Djajve të Kuq” rezultoi një zhgënjim i madh.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për miqtë. Në minutën e 8-të, Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Isak, duke e lënë Manchester Unitedin me dhjetë lojtarë. Liverpooli nuk humbi kohë dhe vetëm tre minuta më vonë gjeti golin e avantazhit me Dominik Szoboszlai, i cili shfrytëzoi goditjen e lirë të fituar nga vendasit.
Në minutën e 13-të erdhi edhe goditja e dytë. Florian Ëirtz përfitoi nga asistimi i Ryo Nagumoha dhe dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke vënë nën presion maksimal mbrojtjen e Unitedit.
Edhe pas pushimit, Liverpooli vazhdoi të kontrollonte plotësisht lojën. Në minutën e 66-të, vendasit realizuan golin e tretë, pas një aksioni të finalizuar nga lojtari i ri, me asistimin e Parkolas.
Festën në “Anfield” e kompletoi Víctor Muñoz në minutën e 82-të. I aktivizuar nga stoli, ai përfitoi nga një pasim fantastik i Ëirtz dhe vulosi rezultatin përfundimtar, 4-0.
Një fitore bindëse për Liverpoolin, që ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditje. Në krahun tjetër, Manchester United mbetet me vetëm 8 pikë në vendin e 19-të..
