Një valë incidentesh dhe sulmesh të raportuara kibernetike në SHBA dhe Evropë ka ngritur shqetësime për sigurinë e sistemeve që mbajnë në funksion jetën e përditshme të qytetarëve.
I ftuar në emisionin “Syri i Botës” në Syri TV, me Dori Dakën, Dorian Vojka, editor i E Vërteta.net, ka folur për një seri ngjarjesh që, sipas raportimit të tij, prekën komunikimin elektronik, trafikun ajror dhe sistemin bankar amerikan, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te qytetarët.
Në bisedën me moderatorin Dori Daka, Vojka veçoi tre episode që patën ndikim të drejtpërdrejtë te amerikanët: ndërprerjen e shërbimeve të komunikimit elektronik, problemet në sistemet e aviacionit që shkaktuan vonesa dhe pasiguri për udhëtarët, si dhe bllokimin e transaksioneve në disa banka.
Ai u ndal edhe te pasojat psikologjike të këtyre incidenteve, veçanërisht te frika e qytetarëve se mund të humbnin aksesin te paratë e tyre.
Intervista:
Daka: Çfarë po ndodh akutalisht në SHBA dhe këto sulmet kibernetike në fushat e ndryshme, a kanë arritur që të krijojnë një problem në përditshmërinë e amerikanëve?
Vojka: Kanë ndodhur edhe disa gjëra të tjera në ShBA, ku në 12 nëntor në fillim ishte aksioni kundër outluckut, e dyta ishte në 13 nëntor administrata federale e aviacionit amerikan pati ndërhyrjen kibernetike dhe u ulën të gjithë avionët në ShBA, në 15 nëntor amazon ëeb, qëndrat kryesore të amazon në SHBA patën një ndërhyrje kibernetike, në 16 nëntor u bllokuan transaksionet e bankës më të madhe në ShBA dhe në botë duke krijuar një panik në ShBA pasi njerëzit nuk patën mundësi të merrnin para nga këto banka, në 17 nëntor CNN raportoi se ka pasur një sulm kibernetik ndaj qëdrës së spiunazhit amerikan, gjithashtu kemi pasur dhe sulmet kibernetike në Evropë ku u luajt me temperaturat e frigoriferëve gjatë natës, pra ka pasur një sulm të koordinuar kibernetike në ShBA dhe në Evropë, pra në botën perëndimore.
Si amerikan, më thënë të vërtetën 2-3 gjera më kanë spikatur mua, outluck me e-mail ishte diçka që ndaloi rrjedhën e punës në SHBA, në punët zyrtare, dhe e-mail e publikuara të kompanive të menaxhuara nga Microsoft solli një shkëputje të komunikmit në të gjitha kompanitë e SHBA dhe kjo është diçka jo e vogël.
Te incidentet ajrore pati një traumë të madhe jo vetëm për njerëzit që nuk ishin në fluturime por edhe për ata që ndejtën në fluturime për disa orë me radhë derisa qielli amerikan u pastrua nga këta avionë që silleshin vërdallë pa pasur idenë se kur mund të uleshin këto aviona.
Dhe e treta te banka e cila ngjalli shumë panik. Këtu ishte pjesa e lekut të njerëzve, pra pjesa më e rëndësishme e jetës së njerëzve dhe kur filloi kjo puna me bankën filloi pjesa konspirative, do na marrin lekët dhe shyqyr që ky panik nuk zgjati shumë dhe bankat rikuperuan situatën. Nuk ishte vetëm një bankë por ishin disa banka.
© SYRI.net
‘60% e ekonomisë botërore në një tryezë’/ Gazetari kinez shpjegon rëndësinë e Samitit të APEC në Shenzhen
‘A jemi të gjithë antishqiptarë?!’/ Ish-diplomati sfidon partinë e re të Diasporës: Çfarë ofroni… përveç nihilizmit?
‘Shqiptarët me një qëllim të vetëm, largimin e Ramës’, Çela: Diaspora i sheh me interes zhvillimet në Shqipëri