Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në Tetovë nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami, dhe Izet Mexhiti.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.
Të lidhura
None found
Kasami bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Në një njoftim publik, ai e quajti Kurtin mik të madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe tregoi se, së bashku me Mexhitin, e informuan kryeministrin për situatën aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal. Ai shtoi se nëntori i gjen të angazhuar në punë dhe projekte të përbashkëta në të mirën e qytetarëve.






