Barça përmbys Villareal, por Flick humb durimin me kryesorin: Me këtë arbitër e njëjta histori!

Trajneri i Barçës, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pas i kërkoi shpjegim kryesorit pas përjashtimit të Fermín, e ka kthyer në çështje mënyrën se si Hernández Hernández gjykon ekipin katalanas.
“Gjithmonë është e njëjta gjë me këtë gjyqtar”, tha Hansi Flick. Gjermani ishte i ashpër ndaj Hernández Hernández pas fitores me përmbysje të Barçës kundër Villarrealit (3-2).
Kritikat e trajnerit të Barçës ishin edhe për gjyqtarin e katërt, të cilin e akuzoi se ishte i përqendruar vetëm në një stol… të tijin. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




