• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

by A R
22/11/2026 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus Vlladimir Putin po kërkon me ngulm që gratë ruse të lindin më shumë fëmijë, madje duke rikthyer titullin e epokës sovjetike “Nëna Heroinë” për gratë që lindin të paktën 10 fëmijë. Rusia po përballet me një krizë të rëndë demografike: shkalla e lindshmërisë ka rënë në 1.352 fëmijë për grua. Në vitin 2025 u regjistruan vetëm rreth 1.19 milionë lindje – niveli më i ulët që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe shumë larg nivelit 2.1 që nevojitet për të mbajtur popullsinë.

Ndërsa aborti mbetet i lejuar me ligj në nivel kombëtar, autoritetet po e vështirësojnë qasjen nëpërmjet masave të reja, shkruan revista amerikane Newsweek. Më 24 tetor, Putin urdhëroi qeverinë të gjejë mënyra që faqet e internetit për mbështetjen e shtatzënisë të shfaqen të parat kur dikush kërkon informacione për abortin, ndërsa klinikave private po u bëhet presion të ndalojnë kryerjen e tij, duke vendosur gjithashtu periudha pritjeje dhe këshillime të detyrueshme.

Në një nga rajonet e Rusisë, në 59,8 për qind të rasteve, arsyeja kryesore për vendimin për të kryer abort ishin vështirësitë ekonomike. Buxheti shtetëror i kushton rëndësi fushave të tjera: në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 17.15 trilionë rubla (rreth 194.1 miliardë euro) për mbrojtjen, përballë vetëm 1.82 trilionë rublave (rreth 20.6 miliardë euro) për shëndetësinë, shkruan A2.

Teksa shpenzimet rajonale për shëndetësinë po bien dhe pagesat sociale po përballen me vonesa për shkak të kostove të luftës, shteti po kërkon më shumë fëmijë, por barra financiare për rritjen e tyre mbetet kryesisht mbi supet e qytetarëve.

Sipas një reportazhi të transmetuesit publik gjerman ARD (emituar më 2025), guvernatori i rajonit rus të Vologdës, Georgij Filimonov, dëshiron t’i japë fund konsumit të tepruar të alkoolit. Vologda ndodhet rreth 400 kilometra në verilindje të Moskës. Për këtë nismë, sipas guvernatorit, ka arsye të forta.

«71 për qind e vdekjeve të burrave në moshë pune lidhen me sëmundje dhe pasoja të shkaktuara nga alkooli: cirroza e mëlçisë, insuficiencë e zemrës, pezmatim i pankreasit, aksidentet nga drejtimi i veturës në gjendje të dehur, plagosjet me thikë dhe rrahjet», deklaroi Filimonov, duke përshkruar gjendjen në rajonin e tij.

«Ky është një problem i rëndë shoqëror dhe një plagë për shoqërinë tonë. Vitin e kaluar (2024), numri i personave që vuajnë nga alkoolizmi u rrit me 30 për qind. Dhe e gjithë kjo po ndodh në kohë paqeje, jo në frontin e luftës», tha guvernatori.
Filimonov, mbështetës besnik i Putinit dhe njeri i veprimit, kishte tërhequr vëmendjen edhe më parë. Ai urdhëroi ngritjen e një monumenti për Stalinin në Vologda dhe është shprehur në favor të ndalimit të plotë të aborteve.

Jetëgjatësia e burrave rusë, me vetëm 68 vjet, mbetet shumë prapa mesatares prej 79 vitesh për burrat evropianë. Kjo ka kryesisht dy arsye: alkoolin dhe luftën. Statistikisht, për rusët vodka është edhe më vdekjeprurëse se lufta. Konsumimi i pijeve të forta alkoolike ul jetëgjatësinë e burrave deri në katër vjet, thonë ekspertët.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

November 22, 2026
Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

November 22, 2026
Nga nesër, administratës i kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi për COVID-19 në Kosovë

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

November 22, 2026
41-vjeçari u gjet pa shenja jete në Vlorë, policia jep detaje

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

November 22, 2026
Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

November 22, 2026
“Mos më çaj b**ën!” Laerti demaskon të motrën, i nxjerr mesazhet zanore që i ka dërguar

“Mos më çaj b**ën!” Laerti demaskon të motrën, i nxjerr mesazhet zanore që i ka dërguar

November 22, 2026
Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

November 22, 2026
“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

November 22, 2026
“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

November 22, 2026
“Tenxheren me gjellë ia hodhi nuses nga këmbët”, Laerti rrëfen konfliktet me prindërit

“Tenxheren me gjellë ia hodhi nuses nga këmbët”, Laerti rrëfen konfliktet me prindërit

November 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In