Plagosja me thikë në Korçë/ Zbulohet dëshmia e 30-vjeçarit: Më sulmuan disa persona që nuk i njoh

Aktualitet

Publikuar: 22/11/2026

Plagosja me thikë në Korçë/ Zbulohet dëshmia e 30-vjeçarit: Më sulmuan disa persona që nuk i njoh

Është identifikuar 30-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë në fshatin Neviçisht të Korçës. Bëhet fjalë për Anxhelo Briskun, i cili ka marrë plagë në sup dhe në kurriz.

Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka thënë se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.

Pas plagosjes, Brisku është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor. Ai raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojnë personat e përfshirë në sulm.