Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Manastir me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë propozi një bibliotekë dixhitale për diasporën.

“Për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë janë bërë sakrifica të jashtëzakomshme, janë sakrifikuar jetë dhe janë përfshirë një numër i madh njerëzish që për ta gjuha shqipe ka qenë një mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Është një kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar. Është një kopsht që ka xhevahir. Ne duhet të angazhohemi për të bërë një bibliotekë dixhitale, që nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Një bibliotekë ku të jetë e kyçur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqipërië do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe.

Të marr duartrokitje nga më të rinjtë sot nuk është diçka që ndodh përditë ju e dini këtë. Se ka të rinj që duartrokasin dhe nga ata që nuk duartrokasin. Të rinj që entuziasmohen dhe të rinj që hidhërohen. Sepse jemi në në një kohë që ata që duan të duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gur, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin”, tha Rama ndër të tjera.

Lajm në përditësim…