Gruda i bën vetes një dhuratë luksoze, personalizon Audi-n me pamjen e ‘Batmobile’

Gruda i bën vetes një dhuratë luksoze, personalizon Audi-n me pamjen e ‘Batmobile’

20:55, 22/11/2026

Brajan Gruda po shijon një periudhë pozitive në karrierën e tij futbollistike, por këtë herë talenti gjerman ka tërhequr vëmendjen edhe për një arsye jashtë fushës së blertë. 22-vjeçari ka vendosur të shpërblejë veten me një makinë luksoze, të cilën e ka kthyer në një model unik.

Bëhet fjalë për një Audi RS7 V8 të personalizuar, me një dizajn të veçantë të frymëzuar nga “Batmobile”, makina ikonike e personazhit Batman. Vlera e automjetit të ri arrin rreth 160 mijë euro.

Projekti është realizuar nga një ekip prej 15 specialistësh, të cilët kanë punuar për dy javë për t'i dhënë makinës pamjen e dëshiruar. Një pjesë e konsiderueshme e investimit ka shkuar për detajet prej fibre karboni, që kanë kushtuar afro 30 mijë euro.

Gruda nuk e ka fshehur emocionin kur ka parë për herë të parë rezultatin përfundimtar, duke mbetur i mahnitur nga transformimi i makinës.

“Zot i madh! Keni dhënë gjithçka. Jam pa fjalë. Zemra po më rreh fort”, ishte reagimi i futbollistit.

Ai pranoi se nuk është mësuar t'i bëjë vetes dhurata të tilla, por këtë herë kishte vendosur të festonte një moment të veçantë në jetën e tij.

“Një ëndërr është bërë realitet”, u shpreh Gruda.

Kështu, përveç progresit në karrierën sportive, 22-vjeçari ka realizuar edhe një dëshirë personale, duke u bërë pronar i një Audi RS7 të veçantë, që vështirë se kalon pa tërhequr vëmendjen në rrugë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco