GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, mbi 24.5 milionë kopje të shitura dhe 2.36 miliardë dollarë të ardhura
Grand Theft Auto VI është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në të gjithë botën.
Pas 13 vitesh pritjeje që nga GTA V, lançimi i tij më është kthyer në një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e industrisë së videolojërave.
Duket se GTA VI ka përmbushur pritshëmritë e fansave dhe është pozicionuar si një prej publikimeve më të rëndësishme të historisë së gaming, që në ditën e parë grumbulloi një shifër rekord prej 3.79 miliardë dollarësh nga shitjet me pakicë.
Seriali i lejon lojtarët të jetojnë fantazitë e gangsterëve, të shkatërrojnë makina dhe të luftojnë me këdo që duan në një qytet të imagjinuar amerikan të populluar nga njerëz të ulët, punonjëse seksi dhe banditë.
Në qytetin amerikan të Miamit, i cili shërbeu si frymëzim për sfondin e mbushur me krime të lojës, të rinjtë pritën me entuziazëm video-lojën.
“Është kinematografike. Është fillimi më i mirë që kanë pasur ndonjëherë. Meqenëse kam jetuar në Miami gjithë jetën time, të shoh këtë realizim… nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjesinë…”, Ryan Jones.
Publikimi i GTA solli më shumë postime në mediat sociale sesa Kupa e Botës e këtij viti, sipas platformës së monitorimit Visibrain. Pamjet e AFP-së nga shtete të ndryshme tregojnë entuziazmin e përdoruesve.
Në Europë, fansat kanë organizuar festime, transmetime live dhe aktivitete për lançimin. Në Japoni madje disa kompani u kanë dhënë punonjësve ditë pushimi për ta luajtur. Edhe në Australi, mediat raportojnë se disa lojtarë kanë marrë pushime nga puna për t’iu kushtuar lojës. Shumë politikanë publikuan madje pastime të frymëzuara nga GTA.
Megjithatë për lojën që ka kushtuar mbi 1 miliard dollarë, nuk mungojnë as kritikat, të lidhura kryesisht me ndikimin që një lojë me skena eksteme dhune mund të ketë në shoqëri.
Top Channel