Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave nga aksidenti me varkë në Nigeri shkon në 24


Operacionet e kërkim-shpëtimit vijonin të shtunën. Deri më tani janë nxjerrë 24 trupa të pajetë dhe janë shpëtuar 24 persona, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) në një deklaratë.

Më herët, policia kishte raportuar katër viktima dhe kishte thënë se varka kishte pësuar një defekt mekanik, shkruan Reuters.

Sipas NEMA-s, varka po transportonte pasagjerë nga Ayama drejt komunitetit Ukubie, në shtetin Bayelsa, për të marrë pjesë në një ceremoni varrimi, kur ndodhi aksidenti.

Guvernatori i shtetit Bayelsa, Douye Diri, vizitoi vendngjarjen të shtunën dhe urdhëroi një hetim për shkaqet e aksidentit. Sipas një deklarate të zyrës së tij, ai tha se kjo ngjarje “nuk duhej të kishte ndodhur nëse çdo institucion i qeverisë në nivel federal, shtetëror dhe vendor do ta kishte kryer me përpikëri detyrën e tij”.

Aksidentet me varka janë të zakonshme në rrugët ujore të brendshme të Nigerisë, veçanërisht në komunitetet përgjatë lumenjve, ku mbingarkesa e mjeteve lundruese është e përhapur dhe rregullat e sigurisë shpesh shkelen.