Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Grida Duma rrëfen koston e lirisë: Kam paguar me vetmi, askush nuk e kupton kur vuaj

    Rama në Manastir: Të rinjtë që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

    Rreth 300 raste fruthi në Kosovë, mbi 90% e të prekurve të pavaksinuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Grida Duma rrëfen koston e lirisë: Kam paguar me vetmi, askush nuk e kupton kur vuaj
    Lajmet e fundit

    Grida Duma rrëfen koston e lirisë: Kam paguar me vetmi, askush nuk e kupton kur vuaj

    November 22, 2026

    Moderatorja dhe ish-politikania Grida Duma ka folur hapur për jetën e saj emocionale, vetminë dhe vështirësinë për të shfaqur dobësitë, pavarësisht imazhit të një gruaje gjithmonë të fortë.

    E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në një bisedë me Ema Andrean, Duma u pyet se cila është pika e saj më e dobët. Ajo tha se forca që e ka karakterizuar ndër vite është njëkohësisht edhe dobësia e saj, pasi ka ndikuar në mënyrën se si të tjerët e perceptojnë dhe i afrohen.

    “Pika ime e dobët është pika ime e fortë. Dobësia ime është forca ime. Domethënë, nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja. Më mungon empatia e të tjerëve, më mungon fakti që nuk ma kupton asnjëherë askush që vuaj”, u shpreh ajo.

    E pyetur nga Andrea nëse e kishte paguar lirinë me vetmi, Duma u përgjigj se kjo kishte qenë pikërisht kostoja e zgjedhjeve të saj.

    “Absolutisht po. Sa herë që më thonë: ‘Je bërë virale sot, ka ndodhur kjo gjëja’, u them: ‘Le të jetë, nuk më merr njeri më sysh, se e kam paguar unë koston e vetes’”, rrëfeu moderatorja.

    Ajo pranoi se do të dëshironte të ishte më e butë me veten dhe të mos ndihej vazhdimisht e detyruar të mbante rolin e gruas së fortë. Megjithatë, sipas saj, ky ndryshim nuk është i lehtë, pasi edhe njerëzit përreth janë mësuar ta shohin gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

    Në një tjetër moment, Duma tregoi se pikërisht kur shfaq anën e saj të brishtë ndihet më e vetmuar, pasi të tjerët nuk janë mësuar ta shohin jashtë imazhit të forcës.

    “Kur je e dobët, nuk ta pranojnë atë dobësi dhe ai është momenti më vetmitar”, tha ajo.

    Në fund të bisedës, moderatorja foli edhe për përplasjen mes asaj që dëshiron dhe asaj që ndien se duhet të bëjë. Ajo pranoi se në jetën e saj përgjegjësitë dhe detyrimet kanë zënë shpesh vendin e dëshirave personale.

    “Unë e dua atë që duhet, megjithatë ka momente që nuk është nevoja të jetë gjithmonë në të njëjtën trajektore. Duhet dhe dua gjithë kohën, mund të jetë edhe vetëm dua, pa duhet. Dhe këtë gjë unë nuk e kam takuar akoma në jetën time. Vetëm dua, nuk e kam takuar”, përfundoi Grida Duma.

    Grida Duma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Grida Duma rrëfen koston e lirisë: Kam paguar me vetmi, askush nuk e kupton kur vuaj

    November 22, 2026

    Rama në Manastir: Të rinjtë që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

    November 22, 2026

    Rreth 300 raste fruthi në Kosovë, mbi 90% e të prekurve të pavaksinuar

    November 22, 2026

    Tragjedi në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare në aksident, vajza 4-vjeçare në gjendje të rëndë

    November 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.